Lidhje

Inxhinieri i karrikes së invalidit - 2004-08-02


Në fëmijëri, Ralf Hotchkiss ishte një djalë i gjallë që lunte si gjithë të tjerët, grumbullonte dhe krijonte objekte si gjithë bashkëmoshtarët e tij. Ky shkencëatar i ri me perspektivë është sot inxhinier mekanik në Oakland të Kalifornisë. Por disa mund të thonë se ishte një aksident me motorçikletë në vitn 1966 që e bëri atë t’i hynte këtij profesioni.

“Kur mu desh të përdorja kariken e invalidit në vitin 66 dhe të ecja me një karike të rëndë, të papërshtatshme, të madhe e që me vështirësi kalonte dyert, ishte enatyrshme që të ndryshoja drejtim dhe të bëhesha ndërtues karikesh të tilla”.

Dhe që prej atëhere ai filloi të ndërtonte karike invalidi e t’u mësonte edhe të tjerëve t’i ndërtonin ato.

“Në vitet 70-të, u mora shumë me projektimin e karikeve të invalidit në Shtetet e Bashkuara dhe u përpoqa për të gjetur mbështetje edhe në njerëz të tjerë. Natyrisht që problemi ishte më i madh se sa ishte e aftë një njeri që ta zgjidhte atë. Kisha nevojë për një rrjet, por nuk munda të gjeja as në Shtetet e Bashkuar dhe as në Evropë, njerëz të të punonin çdo ditë me këto karike dhe të bënin ndryshime të ndjeshme”.

Kërkimet e çuan Ralfin në Nikaragua.

“Vetëm kur unë shkova në Nikaragua në vitin 1980 gjeta atje 4 adoleshentë që përdornin një karike dhe që e kishin modifikuar mjaft atë. Pasi ajo prishej ata e ndërtonin atë përsëri duke e saldua përsëri dhe kështu ajo bëhej më e fortë nga sa ishte më parë. Ata e bënë atë edhe më të ulët, më të ngushtë, më të shpejtë dhe më të lehtë. Ata kishin ndërtuar një karike shumë të mirë dhe kur e pashë atë e kuptova menjëherë se ata ishin njerëzit për të cilët unë kisha nevojë. Ata ishin njerëz në vendet në zhvillim, që u duhej të ndërtonin kariket e invalidit për vete, që zgjidhnin problmet bazë të projektimit të tyre, që ne në perëndim nuk i kishim zgjidhur deri në atë kohë”.

Kariket e invalidit që ne ndërtojmë në perëndim janë shumë të kushtueshme dhe shpesh të mëdha dhe praktikisht të papërdorëshme në praktikën e përditëshme.

“Një karike e mirë invalidi në Perëndim kushton 1000 dollarë e më tepër. Ajo nuk duhet të kushtojë më shumë se sa një biçikletë e mirë, rreth 200 dollarë, dhe në fakt, në qoftë se kariket ndërtohen në vend dhe nuk kalojnë nëpër kanalet shpërndarëse të sistemit mjeksor të marketimit në vend dhe më në fund të eksportohen, ato mund të shiten rreth 200 dollarë në shumicën e vendeve në zhvillim. Problemi i dytë i vështirë ështe se kariket e invalidit në vendet në zvhillim thyhen shumë shpejt, brenda disa javësh, për shkak të rrugëve të paasfaltuara. Ato thyhen më dysh dhe roba e ndejtëses griset. Kariket e invalidit nuk janë të përshtatëshme pë t’u përdorur në terene të paasfaltuara. Edhe disa nga kariket tona më të mira prishen brenda disa javësh në vendet e botës së tretë ”.

Whirlwind Wheelchair International u krijua në Universitetin shtetëror të Kalifornisë në San Francisko. Që prej fillimit qëllimi kryesor i këtij rrjeti ishte të ndihmonte njerëzit që kishin nevojë për to kudo në botë të jetonin në mënyrë të pavarur, t’u mësonin atyre, veçanërisht në vendet në zhvillim që t’i projektonin, ndërtonin dhe riparonin ato vetë.

“Që nga viti 1989, kur Whirlwind Wheelchair International u krijua në Universitetin e San Franciskos, ne kemi trejnuar qindra mekanikë nga e gjithë bota këtu në Shtetet e Bashkuara dhe duke dhënë kurset tona universitare në vendet e tyre”.

Dr. Peter Pfaelzer (Fells-zer) është një nga kolegët e Ralf-it në San Francisko.

“Çdo simestër ne japim një kurs 15-javor për ndërtimin e karikeve të invalisit. Ne gjithashtu japim kurse intensive ku marrin pjesë njerëz nga vendet në zhvillim, për të projektuar dhe ndërtuar karike të tilla. Krahas këtyre programeve ne shkojmë në vendet në zhvillim për 3 apo 4 javë, së bashku me grupin tonë të punës, për të dhënë mësime në bazë të nevojave të veçanta të atyre vendeve”.

Whirlwind Network punon tani në më shumë se 40 vende të botës, shumica vende në zhvillim.

“Ne e kemi të qartë se njerëzit që janë ndërtuesit më të mirë të karikeve të ivalidit janë pikërisht ata që kanë më shumë përvojë në përdorimin e tyre”.

Një nga qëllimet kryesore të misionit të Whirlwind është të ndihmojë njerëzit që ndërtojnë dhe përdorin kariket të hapin biznese për prodhimin dhe shpërndarjen e karikeve të invalidit për ata që kanë nevojë.

“Ne mund të themi me krenari se ne kemi një rrjet ndërkombëtar ndërtuesish karikesh invalidi dhe se po punojmë me këmbëngulje për një komunikim gjithnjë e më efektiv mes tyre. Ne përpieqmi gjithatu që të tërheqim në rrjetin tonë investitorë për të realizuar projekte masive në bazën e modelit të ndërtuesve të vegjël të karikeve të invalidit”.

Ralfi, Peteri dhe Whirlwind përpiqen vazhdimisht ta zgjerojnë rrjetin dhe të prëmirësojnë strukturën e karikeve të invalidit, një mision, siç thonë ata, që nuk do të marrë fund kurrë.

“Ne shpresojmë t’a përmirësojmë gjthnë e më tepër strukturën e karikes së invalidit. Ne do të bëjmë përpjekje të vazhueshme që kariket të gjenden në çdo vend të botës dhe çdokush që ka nevojë për to të ketë mundësi t’i blejë me një kosto të ulët, për t’u dhënë mundësi njerëzve në nevojë të marrin pjesë me sukses në aktivitetin shoqëror”.

XS
SM
MD
LG