Maqedonia ka shtyrë zgjedhjet lokale për një muaj, pas një mosmarrëveshje rreth planit të debatuar për decentralizimin, në bazë të të cilit shqiptarëve do tu jepej një rol më i madh në qeveritë lokale.
Parlamenti votoi sot për të caktuar një datë të re zgjedhore brenda periudhës 17 tetor deri më 21 nëntor.
Shtyrja e zgjedhjeve u bë pasi ligjvënësit shqyrtuan më shumë se 100 projet-amendamente të propozuara nga opozita për këtë ligj, i cili do t’i jepte më shumë fuqi qeverive lokale për sistemin e shkollimit, shëndetit dhe nismave ekonomike.
Në bazë të ligjit për decentralizimin, shqipja do të njihej si gjuhë zyrtare në zonat ku shqiptarët përbëjnë 20 përqind të popullsisë.
Përkrahësit e ligjit thonë se zbatimi i tij do të ulë tensionet etnike dhe do të përmirësojë shanset e Maqedonisë për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, udhëheqësit e opozitës thonë se ligji do të krijonte enklava artificiale, duke shkatërruar shanset për një shtet të vërtetë multi-etnik.
//ze//