Lidhje

Senatori Kerry kritikoi Presidentin Bush se nuk veproi menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit - 2004-08-05


Kandidati demokrat për president John Kerry e kritikoi presidentin Bush se nuk ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pasi e vunë në dijeni për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Presidenti Bush ndodhej në Florida, ku po u lexonte fëmijëve të shkollave në momentin kur ndodhën sulmet. Një ndihmës e informoi presidentin Bush për sulmet, por vazhdoi t’u lexonte fëmijëve për 7 minuta të tjera dhe pastaj u kërkoi atyre falje për t’u larguar.

Zoti Kerry tha sot në një konferencë shtypi në Washington, se në se ai do kishte qenë president, do të ishte larguar menjëherë, duke u thënë me mirësjellje fëmijëve se i duhej të shkonte me urgjencë diku.

Senatori i Massachusetsit po vazhdon një fushatë elektorale dy-javore. Sot ai shkon në shtetin e Missourit.

XS
SM
MD
LG