Lidhje

Itali: Pas kërcënimeve, forcohen masat e sigurisë në aeroportin e Romës - 2004-08-05


Autoritetet italiane kanë forcuar masat e sigurisë në aeroportin kryesor të Romës pas kërcënimeve nga një grup që pretendon se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida.

Masat e reja në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës përfshijnë kontrolle të posaçme të pasagjerëve që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Një grup i vetëquajtur Brigadat Abu Hafs al-Masri ka kërcënuar disa herë se do të ndërmarrë sulme kundër Italisë nëse autoritetet nuk tërheqin trupat nga Iraku. Grupi kishte caktuar datën 15 korrik si afat për tërheqjen e trupave.

Brigadat Abu Hafs al-Masri morën përgjegjësinë për shpërthimet e 11 marsit në Madrid, nga të cilat gjetën vdekjen 191 persona dhe u plagosën afro 2 mijë të tjerë. Çdo ditë në aeroportin Da Vinçi kalojnë afro 100 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG