Lidhje

Populli irakian ka përjetuar akte të ndryshme terroriste që nga 28 qershori - 2004-08-06


Populli irakian ka përjetuar shpërthime, rrëmbime, vrasje dhe akte të tjera terroriste që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që çliroi Irakun, ia kaloi sovranitetin qeverisë së përkohshme irakiane më 28 qershor. Aktet e dhunës janë kryer nga terroristë të huaj dhe mbeturina të regjimit brutal të Sadam Huseinit. Por siç tha edhe presidenti irakian, Ghazi al-Yawar, “Koha dhe rrethanat janë në anën tonë.” Edhe sekretari amerikan i shtetit Colin Powell kur shkoi në Bagdad, ku u takua me zyrtarë irakianë, tha se udhëheqësit e Irakut po veprojnë me “vendosmëri dhe guxim.”

“Unë riafirmoj gjithashtu vendosmërinë dhe angazhimin amerikan për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e përkohshme, ndërsa ajo vazhdon procesin e krijimit të demokracisë mbi bazat e lirisë dhe të drejtave të njeriut në Irak. Ne do të përballemi me sfida në javët e ardhshme dhe jemi të vendosur t’i kapërcejmë ato.”

Forcat irakiane po fillojnë të luajnë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së vendit të tyre. Tani rreth 220 mijë irakianë shërbejnë në forcën policore, Gardën Kombëtare, Shërbimin për Mbrojtjen e Infrastrukturës, Patrullën Kufitare dhe në ushtri.

Presidenti George W. Bush thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak ka një mision të qartë, specifik dhe të vazhdueshëm.

“Ndërkohë që ne stërvisim forcat irakiane të sigurimit, ne do t’i ndihmojmë ato forca të gjejnë dhe të asgjësojnë vrasësit. Ne do ta mbrojmë infrastrukturën nga sulmet. Duke kryer operacione në një vend sovran, ushtria jonë do të këshillohet nga afër me qeverinë irakiane.”

Shtetet e Bashkuara “do të qëndrojnë në Irak për aq kohë sa ta kërkojë siguria në atë vend, tha presidenti Bush, dhe vetëm për sa kohë që prania jonë të nevojitet dhe të kërkohet nga qeveria irakiane.”

//ze//

XS
SM
MD
LG