Senatori republikan John McCain, dënoi një reklamë të re televizive, në të cilën kritikohet shërbimi në Vietnam i kandidatit demokrat presidencial, John Kerry.
Në reklamë, disa veteranë amerikanë të luftës së Vietnamit e akuzojnë zotin Kerry se ka gënjyer rreth së kaluarës së tij në Vietnam. Senatori Kerry është nderuar me medalje për trimërinë dhe plagët që mori në fushën e betejës.
Senatori McCain tha se reklama televizive është e pandershme dhe i bëri thirrje presidentit Bush që ta dënojë atë. Senatori McCain ka qënë rob lufte në Vietnam dhe tani kryeson përpjekjet e presidentit për t’u rizgjedhur në shtetin Arizona. Fushata e zotit Kerry i cilësoi akuzat krejtësisht false.
Reklama televizive po transmetohet në 3 shtete amerikane, ku as presidenti Bush dhe as senatori Kerry nuk gëzojnë mbështetjen e shumicës së elektoratit.
//ze//