Lidhje

Planet e Pentagonit për mbrojtjen nga raketat - 2004-08-06


Deri nga fundi i vitit, Pentagoni ka në plan të verë në përdorim një sistem, që synon të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga një sulm të mundshëm me raketa me rreze të gjerë veprimi, që mund përfshijë edhe armë shkatërrimit në masë. Me ardhjen e presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë tre vjet më parë, ai menjëherë filloi të merrej me një plan shumëmiliardësh, për vendosjen e një mbrojtjeje për interceptimin e raketave bërthamore që mund të përdorin vendet të cilat përbëjnë kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Nick Simeone, na njeh me një projekt, të cilit mediat nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Larg vëmendjes së publikut dhe mediave, një agjenci e Pentagonit ka filluar me punën për ndërtimin e një sistemi të përpunuar që godet nga ajri, toka dhe deti, raketat me destinacion Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht pikëpyetjes në se ky sistem do të funksionojë, administrata e Presidentit Bush ka besim se ky ai do të funskionojë dhe e konsideron atë si të nevojshëm për mbrojtjen e vendit, duke patur parasysh vende si Irani dhe Koreja e Veriut, të cilat përpiqen për të siguruar armë bërthamore.

”Gjatë 5, 10, 15, 20 vjetëve, apo më tepër, ne presim që raketat mbrojtëse të kenë një aftësi shumë më të madhe se ato aktualet dhe prandaj ne duhet të sigurohemi që të kemi realizuar mbrojtjen kundër këtij tipi raketash, thotë Rick Lehner, i Agjencisë për Mbrojtjen nga Raketat, zyra e Pentagonit e ngarkuar me dislokimin e raketave mbrojtëse. Synimi, thotë zoti Lehner, është të kemi një sistem veprues kundër raketave me rreze të gjatë veprimi deri në fund të këtij viti.”

Gjashtë vjet më parë, Koreja e Veriut i çuditi fqinjët e tij aziatikë dhe botën kur zhvilloi prova me raketat me rreze të mesme veprimi që i drejtoi ndaj Japoinë. Po atë vit, një komision i ngritur me mandatin e Kongresit, studjoi dobësitë e Amerikës ndaj një sulmi të mundshëm me raketa dhe vendosi se Koreja e Veriut në veçanti kishte filluar ndërtimin e rekateva antibalistike që mund të përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Kryetari i Komisionit ishte Donald Rumsfeld, që në atë kohë nuk ishte në postin zyrtar të Sekretarit të Mbrojtjes.

Mbrojtja nga raketat ka qenë një nga aspektet më të diskuteshme të politikës së jashtme të presidentit Bush. Për të shkuar më tej me tërheqjen e trupave, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në vitin 2002 nga Traktati Kundër Armëve Balistike i vitit 1972 me ish-Bashkimin Sovjetik, një veprim ky që persona që e kundështojnë atë, si ligjvënësi Rush Holt i New Jeresy-t mendojnë se mund të nxiste armiqtë e Amerikës për ndërtimin e raketave edhe më të sofistikuara.

”Kjo çon në prishjen e qëndrueshmërisë. Armiqtë e mundshëm do të mendojnë se kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj tyre dhe se kjo do të çojë në një garë armatimesh.”

Ka gjithashtu pikëpyetje në se një sistem i paprovuar në praktikë, mundet në fakt ta të mbrojë një vend nga një sulm i mundshëm terrorist. Në disa prova të zhvilluara vitet e fundit nga Pentagoni, vetëm 5 ndër 8 prej tyre dolën të suksesshme. Shkaku i atyre që dështuan ishin raketat hedhëse, si dhe gabimi i objektivit.

Fizikania Lizabeth Gronlund thotë se ky sistem është ende në fazën fillestare të tij dhe se grupi i shkencëtarëve ku ajo bën pjesë, Bashkimi i Shkencëtarëve, është i mendimit se sistemi nuk ka demontruar aftësinë se si duhet trajtuar një sulm me një numër mbushjes raketash.

”Me fjalë të tjera, mendoj se sistemi mund të ndërtohet në mënryë të tillë që të funsksionojë kundër një rakete, në se ajo nuk paraqet gracka për mbrotjen. Por kjo është një hamendje jo realiste.”

Rick Lehner i Agjencisë për Mbrojtjes me Raketa të Pentagonit thotë se i gjithë projekti është ende në fazën eksperimetale.

”Ky do të vazhdojë të jetë një proces i vazhdueshëm, është fjala për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe për t’u siguruar që sistemi që ne po zbatojmë të jetë i aftë, i sigurtë dhe i efektshëm kundër të gjitha tipeve të raketave balistike.”

XS
SM
MD
LG