Lidhje

Millosheviç e përshkron gjyqin e tij si një proces politik të sajuar nga fuqitë perëndimore - 2004-08-06


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç e përshkroi gjyqin ndaj tij si një proces politik të sajuar nga fuqitë perëndimore.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze Le Figaro, zoti Millosheviç akuzoi qeveritë perëndimore dhe Naton se kanë ushtruar presion ndaj gjykatësve që të marrin vendim kundër tij.

Ish presidenti jugosllav këmbënguli përsëri se nuk ka pasur dieni për masakrën e Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mijëra meshkuj myslimanë. Ai tha gjithashtu se nuk mendon që vrasjet u kryen me urdhër të të akuzuarit për krime lufte Ratko Mlladiç.

Zoti Millosheviç po mbron veten në procesin gjyqësor në të cilin ndeshet me 60 akuza për krime lufte dhe gjenocid. Gjyqi është shtyrë disa herë si rrjedhojë e problemeve të tij shëndetësore.

//ze//

XS
SM
MD
LG