Lidhje

Kërcënime terroriste Italisë - 2004-08-07


Një grup që pretendon se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida përsëriti kërcënimet për të sulmuar Italinë, nëse ky vend nuk tërheq trupat nga Iraku deri më 15 gusht.

Organizata Brigadat Abu Hafs al-Masri publikoi sot një mesazh në një faqe islamike interneti në të cilën thuhej se celulat e saj në Romë dhe në mbarë Italinë janë të gatshme të kryejnë misionin e tyre. Njoftimi paralajmëron se çdo vend mund të jetë objekt sulmi.

Më 1 gusht, organizata i dërgoi një mesazh një gazete arabe me qendër në Londër, në të cilin thoshte se do ta trondiste dhe do ta digjte Italinë nëse kjo nuk tërhiqte kontigjentin e saj nga Iraku brenda 15 ditësh.

Organizata bëri edhe dy kërcënime të tjera publike kundër Italisë gjatë muajit të kaluar. Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të provojnë vërtetësinë e kërcënimeve.// lk //

XS
SM
MD
LG