Lidhje

Irak: fletë arresti për Ahmad Chalabin - 2004-08-09


Një gjyqtar hetues irakian nxori një fletë arresti për Ahmad Chalabin, ish-anëtar i rëndësishëm i Këshillit Qeverisës të Irakut, që tani është shpërndarë.

Gjyqtari Zuhair al-Maliky tha dje se zoti Chalabi mesa duket ka falsifikuar kartmonedha të vjetra irakiane dhe i ka këmbyer ato me para të reja, që dolën në qarkullim pas rënies së Saddam Husseinit.

Zoti Chalabi i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i thënë televizionit CNN se “po futet në kurth”, në akuza që ai i quajti politike dhe krejtësisht të pavërteta.

Gjyqtari tha se ai kishte nxjerrë gjithashtu një fletë arresti nën akuza për vrasje për nipin e zotit Chalabi, Salem, kreu i gjykatës së posaçme që po zhvillon procesin ndaj Saddam Husseinit.

Sipas njoftimeve, Salem Chalabi kërkohet në lidhje me vrasjen e një zyrtari irakian, para disa muajve. Salem Chalabi ka mohuar të ketë patur ndonjë rol në këtë vrasje.//ii

XS
SM
MD
LG