Lidhje

Venezulelë: referendum për të larguar apo jo nga detyra presidentin Hugo Chavez - 2004-08-09


Më 15 gusht, populli i Venezulelës do të votojë në një referendum për të larguar nga detyra Presidentin Hugo Chavez ose për ta lejuar që ai të përfundojë mandati i tij presidencial. Kundërshtarët e tij pohojnë se zoti Chavez po ndjek politikat e dështuara të diktaturës komuniste të Kubës. Ata thonë se zoti Chavez përben kërcënim për demokracinë.

Pakënaqësia ndaj qeverisë së zotit Chavez çoi në ndalimin e punës brënda kompanisë shtetrore të naftës në dhjetor të vitit 2002, duke mbyllur në këtë mënyrë një pjesë të madhe të industrisë së naftës në vend. Ky ndalim i punës kontriboi në pakësimin e ndjeshëm të prodhimit të përgjithshëm kombëtar në 3 mujorin e parë të vitit 2003. Megjithë fitimet nga rezervat e mëdha të naftës, rrëmuja e vazhdueshme politike e Venezuelës ka ngadalsuar investimet e huaja dhe ka ndikuar negativisht në ekonominë e saj.

Kushtetuta e Venezuelës lejon organizimin e një referendumi për largimin e presidentit nëse të paktën 2 milion e 400 mijë qytetarë të Venezulës nënshkruajnë peticionin për një votim të tillë. Për largimin e presidentit Chavez janë mbledhur më tepër se 3 milion nënshkrime. Por sipas njoftimeve, autoritetet venezueliane kanë filluar hetimet me motive politike kundër përkrahësve të referendumit për largimin e presidentit, përfshirë organizatën qytetare të Venezuelës, Sumate, e cila nxit edukimin dhe mobilizimin e votusve.

Zëvendësi i zëdhenësit të departamenti të shtetit Adam Ereli tha se qeveria e Venezuelës ka një përgjegjësi të veçantë për të krijuar një mjedis të favorshem për ushtrimin e lirë të të drejtave bazë të qytetarëve.

“Një shoqëri e pavarur civile luan rol të rendësishem në një shoqëri demokratike. Ne mbështesim punën e këtyre organizatave sepse ato po luajnë një rol të rendësishem dhe mënyra se si trajtohet një shoqëri civile tregon se çfarë lloj mjedisi ekziston për të ushtruar të drejtat demokratike.”

Referendumi për largimin ose jo të presidentit të Venezuelës më 15 gusht do të vendosë të ardhmën politike të zotit Chavez dhe do të dërgojë një mesazh të rendësishem lidhur me të ardhmën e demokracisë në Venezuelë. Qeveria e Venezuelës, tha zoti Ereli, duhet të bëjë ç’është e mundur për të siguruar që populli të jetë i lirë për të shprehur pikëpamjet e tij dhe të votojë ashtu siç dëshiron.

//ze//

XS
SM
MD
LG