Lidhje

Një varrezë e re në Bosnje mund të përmbajë trupat e 350 civilëve myslimanë të vrarë një dekadë më parë - 2004-08-09


Ekspertët e kriminalistikës thonë se një varrezë e re në Bosnje mund të përmbajë trupat e 350 civilëve myslimanë të vrarë nga forcat serbe një dekadë më parë.

Komisioni i Bosnjes për Personat e Zhdukur thotë se varreza u zbulua në afërsi të një miniere qymyr-guri në fshatin Miljevia në lindje të qytetit të Foçes. Varreza u zbulua javën e kaluar pas informacionit të marrë nga një prej të mbijetuarve të masakrës.

Ekspertët besojnë se civilët u vranë në fillim të konfliktit në Bosnje Hercegovinë. deri tani autoritetet kanë gjetur mbi 10 mijë trupa në 300 varreza masive në Bosnje.

//ze//

XS
SM
MD
LG