Lidhje

Irak: Vriten 11 irakianë - 2004-08-09


Kleriku radikal irakian Moqtada al-Sadër u zotua të luftojë deri në vdekje kundër forcave amerikane, ndërsa shpërthimet e bombave në mbarë vendin lanë sot 11 irakianë të vrarë.

Luftëtarë besnikë të klerikut al-Sadër dhe forcat amerikane vazhduan sot, për të pestën ditë, luftimet në qytetin e shenjtë pothuajse të braktisur të Naxhafit. Kleriku al-Sadër nuk e pranoi sot një ofertë të Kryeministrit Ayad Allawi që forcat e tij të ndalonin luftimet.

Nga zhvillimet e tjera, 7 oficerë policie irakianë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë në afërsi të BAkubës. Mes të plagosurve ishte edhe zëvedës-guvernatori i provincës Diyala.

Katër irakianë të tjerë u vranë në perëndim të Bagdatit, kur një bombë shpërtheu pranë një autobuzi në qytetin Khalidiyah.

Ndërkohë, televizioni Al-Xhazira transmetoi një video që tregonte një gjeneral të forcave policore irakiane që e kishin kapur forcat besnike të al-Sadrit.

//ze//

XS
SM
MD
LG