Lidhje

Vendosmëri në Irak - 2004-08-10


Më shumë se 70 të huaj janë rrëmbyer muajt e fundit në Irak. Disave u është prerë koka. Të tjerë janë liruar. Për këto akte, zyrtarët irakianë fajësojnë kriminelë, kryengritës dhe terroristë të lidhur me Al-Qaidën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk do të prapësohen. “Ne jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e familjeve dhe për sakrificat e qeverive, qytetarët e të cilave janë rrëmbyer dhe trajtuar kaq brutalisht. Ne shprehim përsëri solidaritetin tonë me irakianët, të cilët kanë qenë objektivi kryesor i fanatizmit dhe sulmeve terroriste”.

Zoti Boucher thotë se rrëmbyesit nuk do të fitojnë asgjë me veprimet e tyre. “Ne e kuptojmë se t’u bësh lëshime terroristëve vetëm se vihen në rrezik të gjithë pjetëstarët e forcës shumëkombëshe, si dhe vendet e tjera që po kontribuojnë në rindërtimin e Irakut dhe me ndihma humanitare. Ne jemi bashkuar me forcën shumëkombëshe në Irak, ashtu siç autorizon rezoluta 15-46 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne ndodhemi në Irak me ftesë të qeverisë vendase për të mbështetur popullin irakian dhe përpjekjet e tij për vendosjen e një qeverie demokratike, për të rritur sigurinë, për të siguruar ndihmë humanitare dhe për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike”.

Përfundimisht, përgjegjësia për vendosjen e sigurisë në Irak i mbetet qeverisë së re irakiane. Tani ka 200 mijë forca irakiane, ushtarake apo të sigurimit. Qeveria e përkohshme e Irakut është e angazhuar të luftojë terroristët, por jo vetëm përmes forcës.

“Populli i Irakut po bën përparim të vazhdueshëm drejt një shoqërie të lirë, thotë Presidenti Bush, dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkaura nuk do të lejojë bandidët dhe vrasësit të pengojnë demokracinë në Irak”. //az//

XS
SM
MD
LG