Lidhje

Irak: Luftimet vazhdojnë për të gjashtën ditë - 2004-08-10


Forcat amerikane në Irak po paralajmërojnë ekstremistët besnikë të klerikut radikal shiit Maktada al-Sadër që të largohen nga qyteti i shenjtë shiit i Naxhafit ose do të vriten, ndërkohë që luftimet vazhdojnë për të gjashtën ditë.

Patrullat amerikane përdorën altoparlantët për tu kërkuar civilëve që të evakuojnë Naxhafin dhe për të paralajmëruar ekstremistët.

Helikopterë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi varrezat e lashta të qytetit, të cilat janë përdorur nga ekstremistët për të ndërmarrë sulme.

Në Bagdad, forcat besnike të klerikut shi’it nuk përfillën një ndalim-qarkullim në lagjen Sadër dhe u përleshën me forcat amerikane dhe ato të qeverisë irakiane.

Gjithashtu, një bombë shpërtheu në anë të rrugës, ndërkohë që aty kaloi një autokolonë ushtarake amerikane. Incidenti ndodhi në mes të kryeqytetit irakian dhe plagosi 2 ushtarë.

Ndërkohë, Të afërmit e një libanezi të marë peng në Irak në fund të muajit të kaluar thonë se ai është liruar. Antoine Antoun u rrëmbye më 31 korrik nga persona të armatosur, të cilët vërshuan në zyrën e tij në Bagdad. Babai i tij u tha sot gazetarëve në qytetin libanez të Tripolit se djali i tij e kontaktoi atë nga Bagdadi dhe i tha se ishte liruar dhe ishte në gjendje të mirë shëndetsore.

Ndërkaq, një afarist jordanez u rrëmbye nga shtëpia e tij në një lagje banimi në Bagdad. Agjencia e lajmeve Petra bëri të ditur se Jamal al-Salaymeh u rrëmbye dje vonë dhe rrëmbyesit po kërkojnë 250 mijë dollarë për lirimin e tij. Gjatë muajve të fundit, ekstremistët kanë rrëmbyer dhjetra të huaj në Irak. Disa javë vrarë, por shumica janë liruar.

//ze//

XS
SM
MD
LG