Lidhje

Vazhdon rritja e çmimeve të naftës - 2004-08-12


Çmimet e naftës në tregjet botërore arritën sot nivele rekord, ndërkohë që tregtarët iu kundërpërgjigjën mundësisë për ndërprerje të furnizimeve nga Iraku, Venezuela dhe Rusia.

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara arriti shifrën 45 dollarë e 13 cent gjatë shkëmbimeve të enjten në mëngjes në bursën e New Yorkut. Nafta arriti çmime rekord edhe në bursën e Londrës.

Pasiguria lidhur me prodhimin është nxitësi i rritjes së çmimeve. Ekstremistët irakianë kanë kërcënuar se do të shkatërrojnë tubacionet që sjellin naftën nga puset në veri të vendit në përgjigje të ofensivës amerikane në qytetin e shenjtë të Naxhafit.

Shqetësimet janë thelluar ndërkohë që Venezuela, eksportuesja e pestë në botë për naftën, përgatitet për një referendum mbarëkombëtar mbi vazhdimin e qëndrimit në post të presidentit Hugo Çavez. Ndërkaq, pritet që problemet ligjore të gjigandit rus të naftës Yukos të rrisin më tej çmimet.

XS
SM
MD
LG