Lidhje

Forcat amerikane e shtynë sulmin përkrahësve të armatosur të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër - 2004-08-12


Njoftohet se forcat amerikane në Irak e shtynë një sulm të planifikuar në shkallë të gjerë kundër përkrahësve të armatosur të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër në qytetin jugor Naxhaf.

Lajmet bëjnë të ditur se komandantë të lartë të marinsave thonë se po presin që operacioni të miratohet nga udhëheqësit politik të Irakut. Por komandandët thonë gjithashtu se një sulm mund të fillojë në çdo moment.

Po të mërkurën, nënpresidenti i përkohshëm i Irakut, Ibrahim al-Xhafari, i bëri thirrje forcës shumëkombëshe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që të largohej nga Naxhafi dhe ta lënë qytetin nën mbrotjen e forcave irakiane.

Moktada al-Sadri u ka bërë thirrje përkrahësve të tij t’i vazhdojnë luftimet edhe nëse ai vritet apo kapet.

Ndërkohë, zyrtarë të koalicionit thonë se dy marinsa amerikanë u vranë të mërkurën, kur helikopteri i tyre u rrëzua në krahinën Al Anbar, në perëndim të Bagdadit. Shkaku u përplasjes ende nuk dihet. //az//

XS
SM
MD
LG