Lidhje

Përdoret teknologji e lartë në Lojrat Olimpike të Athinës - 2004-08-12


Sistemi informatik i lojrave kompjuterike i është besuar firmës Atos Origin.

Qendra e kontrollit është pulti kryesor i kompanisë për Lojrat Olimpike.

Shpërndarja e informacionit të garave për organizatorët, sportistët dhe shtypin nga gjithë bota është një sipërmarrje masive. Shefi i Integrimeve, Claude Philipps.

“Garat nuk të lejojnë shans të dytë. Gjithshka duhet të jetë mirë që në fillim. Prandaj ne po provojmë e po provojmë, e përsëri provojmë. Për këto lojra qendra integruese u krijua para dy vjetësh me 70 - 80 vetë që punojnë me orar të plotë.” Në këtë qendër provash paraprake, kompjuterat i janë nënshtruar disa herë ritmit real. Synimi është të kapen e korrigjohen gabimet para se të ndodhin. Puna ka qënë intensive, por punonjësit e fimrës Atos Origin shpresojnë që mundi i tyre do të kompensohet nesër.

Mes të tjerash, kjo firmë është përgjegjëse edhe për të mbështetur komentatorët sportivë me fakte.

Dhe informacioni që do t’u duhet atyre është gati, me një të prekur të butonit. Por edhe aparaturat më moderne do të ishin të kota në se teknologjitë e ndryshme nuk do të arrinin të komunikonin me njera tjetrën. Firma Atos Origin thotë se sistemi i tyre luan rolin e dirigjentit në orkestër.

Jean Chevallier, nën-president i firmës Atos Origin për Lojrat Olimpike thotë.

“Që një orkestër simfonike të nxjerrë të njejtin tingull në radhë të parë duhet që muzikantët të kenë të njejtat partitura dhe të luajnë në të njejtën kohë. Gjatë lojrave është si puna e orkestrës që pret të fillojë dhe ne nuk mund të jemi të vonuar, nuk mund ta ndërpesim lojën e ta fillojmë nga e para. Kjo nuk mund të ndodhë."

Edhe vetë sportistët kanë nevojë për informacionet e fundit. Një sistem i brendshëm komunikimi i krijuar për organizatorët, shtypin e akredituar dhe sportisët, ofron informacion të gjithanshëm për garat dhe sportistët. Ish sportisti Paul Palmer thotë se sistemi informatik është i rëndësishëm për përgatitjen e vetë sportistëve.

“Si sportist, informacioni i shpejtë dhe i saktë është i rëndësishëm për dy arësye: para garës sportisti duhet ta dijë se cila është kohe e kundërshtarëve të tjerë, dhe duhet ditur se në çfarë forme janë të tjerët kur vjen fjala për finalet. Dhe së dyti është ana sociale. Në fshatin olimpik duhet ditur se ç’po ndodh.”

Firma Atos Orign është e bindur se gjithshka është gati, që duke filluar nga nesër, edhe kompjuterat të konkurojnë me sukses krahas sportistëve.

//ze//

XS
SM
MD
LG