Lidhje

Papa Gjon Pali viziton qytetin e shenjtë të Lourdit - 2004-08-12


Mijëra pelegrinë të fesë katolike kanë filluar të mblidhen në qytetin Lourde të Francës në prag të vizitës së Papa Gjon Palit të dytë në vendin e shenjtë, që njihet për mrekullinë e kurave për sëmundjet.

Zyrtarë të Vatikanit thonë se Papa 84-vjeçar që vuan nga Parkinsoni dhe sëmundje të tjera, nuk po shkon në kërkim të kurimit të tij, por për t’i predikuar botës mesazhin e paqes.

Peshkopët francezë presin që në ceremoni të marrin pjesë deri në 300 mijë pelegrinë.

Zyrtarët thonë se Papa pritet të paraprijë një procesion nën dritën e qirinjve, si dhe të marrë pjesë në një meshë që do të zhvillohet përjashta. Në fillim të vizitës ai do të takohet me presidentin francez Zhak Shirak.

Lourdi është një nga vendet më të njohura të pelegrinazhit katolik në Evropë. Atë shkojnë për ta vizituar rreth 6 milionë pelegrinë në vit, për të pirë ujin e shenjtë dhe për t’u lutur për mrekulli për shëndetin. // lk //

XS
SM
MD
LG