Lidhje

Paratë dhe fushatat elektorale në SHBA - 2004-08-14


Në garën e sivjetshme presidenciale, paratë janë si gjithmonë me rëndësi kritike. Me disa kufizime në mënyrën se si mund të grumbullohen, disa dhurues kanë zbuluar një mënyrë të re për të kontribuar për kandidatët e tyre të preferuar dhe çështjet që u interesojnë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ed Warner na njeh me këtë metodë të debatueshme të pagesës për të fituar postit më të lartë.

Kandidati demokrat për president John Kerry konsiderohet tani të jetë në garë të ngushtë me presidentin republikan George Bush. Një fitore do t’i jepte një shtytje të shumë kërkuar partisë që përballet me një të ardhme të pasigurtë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të ndara pothuajse barabar midis të dy partive, demokratët kanë humbur anëtarë, ndërsa republikanët jo. Ata kanë përfituar nga një lëvizje e mirë financuar, konservatore dhe kompakte.

Çfarë mund të bëjnë demokratët? Disa të pasur, demokratë të shqetësuar u mblodhën dhe vendosën të grumbullojnë para në një mënyrë tjetër. Të ndaluar nga ligjet për financimin e fushatave elektorale për të kontribuar drejtëpërdrejtë në partitë politike, ata u kapën në një dispozitë të paqartë të kodit të taksave e njohur si dispozita 527 për të grumbulluar fonde të pavarur nga partia.

Në një artikull të gazetës New York Time thuhej se deri në kohën e zgjedhjeve në nëntor, financieri George Soros dhe të tjerë do të kontribuojnë gati 150 milion dollarë për grupe jashtë partisë demokrate por që e mbështesin atë përgjithësisht.

Megjithatë ky sukses që mund të çojë në fitoren e demokratëve këtë vit mund të dëmtojë partinë në të ardhmen, shkruante gazeta. Indivitët e pasur që mbështesin çështje të veçanta mund të marrin nën kontroll partinë demokrate dhe ndoshta ta zëvendësojnë atë të tërën.

Por sa larg janë ata nga partia demokrate siç kërkohet nga ligji? Ndoshta më pranë sesa lejohet, thotë James Reichley, autori i librit klasik, “Jeta e Partive”, që trajton financimet e partive politike.

“Këto grupe të jashtme nuk duhet të koordinojnë me partitë apo me kandidatët, por jam i sigurt se nuk ndodh kështu ose noshta përdoren mënyra më të kamufluara bashkëpunimi që në një farë mënyre përbëjnë një nivel të ri cinicizmi në sistem”.

Fred Wertheimer, president i grupit Demokracia21, që mbështet refornën në financimin e fushatave, ka akuzuar disa grupe për bashkëpunim me demokratët, por ata e mohojnë këtë.

“Por çmund të presësh”, thotë Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikat në Universitetin e Virxhinias. Çdo ligj i suksesshëm që miratohet nga Kongresi për financimet e fushatave bëhet për të ulur rëndësinë e parave në politikë por asnjëherë nuk ndodh kështu.

“Reformat në financimet e fushatave nuk duket se mbartin mesazhin bazë të të gjithë historisë amerikane për këtë çështje. Nuk mund të eliminosh para nga sistemi. Në se mbyll një shteg, ato para do të gjejnë një shteg tjetër. Gjithmonë kështu do të ndodhë. Nuk është as mirë as keq por është realiteti amerikan”.

Zoti Reichley thotë se grupet që grumbullojnë fonde në bazë të dispozitës 527, shtojnë polarizimin politik pasi individët ndryshe nga partitë nuk kanë pse të bëjnë kompromis. George Soros thotë se qëllimi i tij kryesor është të mundet presidenti Bush të cilin ai e konsideron kërcënim për Amerikën. Kush e di se për çfarë do të jetë fushata tjetër e zotit Soros? Ndoshta as ai vetë nuk e di.

Zoti Soros dhe investitorë të tjerë politik janë miqsorë me kandidatin demokrat Kerry, thotë gazetari Matt Bai i New York Timesit. Ata e shohin situatën kështu: demokratët centristë harxhuan një dekatë duke u përpjekur të kënaqnin republikanët ndërsa të djathtët konsoliduan pushtetin në qeverinë amerikane. Donatorët e shohin veten si një lëvizje rezistente liberale, në përkrahje të një qeverie aktiviste në vend dhe me një bashkëpunim multilateral.

Ata janë të fuqishëm, pa dyshim, thotë zoti Sabato. Por ata rivalizohen nga donatorët republikanë, të cilët nuk mbështeten në dispozitën 527 por po kontribojnë fuqishëm në partitë e shteteve që kanë më pak kufizime për shpenzimet. Sido që të jetë çështja, thotë ai, paraja fiton:

“Nëse nuk përdorin këtë dispozitë ata përdorin partitë. Dhe në se nuk do ta bënin as këtë, do të financonin komisionet e pavarura. Dhe në se nul do të bënin as edhe këtë, ata dotë financonin individialisht fushatat presidenciale, si dhe fushatat për në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Kështu që asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshohet përveç fasadës”.

As ndryshime politike nuk janë bërë thotë James Reichley. Ai mendon se të dyja partitë politike janë tani më të forta se kurrë:

“Vijat e partive respektohen më me rigorozitet nga Kongresi. Partia Republikane është bërë më shumë konservatore kurse partia demokrate më shumë liberale. Ky fakt u jep votuesve disa mundësi për të gjykuar ndryshimet midis partive”.

Kjo i bën partitë më ideologjike, thotë zoti Reichley, por në të njejtën kohë edhe më tërheqëse për ata që i marrin problemet seriozisht.

XS
SM
MD
LG