Lidhje

Irak: Luftime të ashpra mes trupave amerikane dhe milicisë shiite në Naxhaf - 2004-08-14


Në takimin për zgjedhjen e asamblesë së përkohëshme, irakianët kanë rënë dakord të dërgojnë një delegacion në Najaf, në përpjekje për të bindur një klerik radikal shiit në qytet që të ndërpresë luftimet kundër trupave amerikane.

Delegacioni do të përpiqet t’i dërgojë një letër Maktada Al-Sadërit, në të cilën atij i bëhet thirrje të braktisë një vend të shenjtë në qytet dhe ta shndërojë milicinë e tij në një organizatë politike. Kleriku ka thënë se do të luftojë deri në vdekje.

Luftimet mes përkrahësve të klerikut Moqtada al-Sadr dhe trupave amerikane në Najaf kanë mbizotëruar diskutimet në konferencën politike kombëtare, ku marrin pjesë 1 mijë e 300 udhëheqës politikë dhe fetarë. Po në Bagdad, një sulm i kryengritësve i vuri zjarrin një tanku amerikan. Ushtria amerikane njoftoi se personeli drejtues pësoi plagë të lehta. Tre ushtarë amerikanë u vranë dje në zonën e Naxhafit.

Ndërkaq, autoritetet në Irakun jugor po zhvillojnë hetime lidhur me njoftimet mbi rrëmbimin e një gazetari perëndimor në qytetin e Nasirijes. Zyrtarët irakianë thonë se dy persona të armatosur rrëmbyen në një zonë tregtare gazetarin Micah Garen, i cili thuhet se ka shtetësi amerikane dhe franceze. Ka pasur njoftime kontradiktore lidhur me ditën e rrëmbimit.

Organizata për të drejtat e mjeteve të shtypit Gazetarët pa Kufi ka dënuar vendimin e qeverisë së përkohshme irakiane për të larguar gazetarët nga Naxhafi, ku forcat amerikane dhe ato irakiane janë angazhuar në luftime me kryengritësit.

Në një deklaratë, kjo organizatë me bazë në New York e cilësoi vendimin e së dielës si një bllokim të pashembullt informacioni. Ajo paralajmëroi gjithashtu se në mungesë të dëshmitarëve gjithmonë ka masakra.

XS
SM
MD
LG