Lidhje

Lojrat Olimpike: Notari amerikan Phelps vendos rekord të ri botëror - 2004-08-15


Në ditën e parë të Lojrave Olimpike, notari amerikan, Michael Phelps, vendosi një rekord të ri botëror, Kina dhe Japonia fituan medalje ari në qitje dhe xhudo dhe një italian fitoi një nga garat e çiklizmit. Dhe tifozët grekë mësuan për tërheqjen nga lojrat të dy herojve të tyre të sportit.

Amerikani Michael Phelps shpreson të thyejë rekordin prej 7 medeljesh arii të notarit amerikan Mark Spitz. 19 vjeçari amerikan bëri dje hapin e parë në këtë drejtim.

Ai fitoi garën 400 metra të stilit të përzier në kohën 4 minuta, tetë prsje 26 sekonda, duke thyer rekordin e tij botëror.

Qitësit kinezë fituan dy medaljet e para të arit të ditës. Du Li fitoi garën e qitjes 10-metra me pushkë pneumatike për femra. Ajo e siguroi medaljen e arit në gjuajtjen e fundit, duke lënë pas me një gjysmë pike rusen, Ljubov Galkina. Më pas, Ueng Yufi fitoi garën e qitjes 10-metra me pistoletë pneumatike për meshkuj.

Sportisët japonezë fituan medalje ari për meshkuj dhe femra në xhudo. Ryoko Tani mbrojti titullin e saj të kampiones olimpike në peshëm 48 kilogramë dhe Tadahiro Nomura u bë i pari që fiton titullin e kampionit olimpik për të tretën herë me radhë, duke siguruar medaljen e arit në kategorinë 60-kilogramë.

Paolo Bettini mundi Sergio Paulinhon e Portugalisë, duke fituar medaljen e arit në një nga garat e çiklizmit. Axel Merckx i Belgjikës mori medaljen e bronzit.

Ylli australian i notit Ian Thorpe fitoi garën 400 metra të stilit të lirë, i pasuar nga bashkëatrdhetari i tij Grant Hacket dhe amerikani Klete Keller.

Në ngritjen e peshave për femra, Nurçan Tajlan e Turqisë fitoi medaljen e arit në kategorinë 48 kilogramë, duke thyer rekordin botëror. Li Zhuo e Kinës fitoi medaljen e argjendt e pasuar nga Aree Uirathouorn e Tajladnës me medaljen e bronzit. Dhe notarja ukrainase Jana Kloçkova mbrotji titullin e saj të kampiones olimpike në garën 400 metra stil i përzier.

Ndërkohë, Një kontradiktë lidhur me prëdorimin e drogave çoi në tërheqjen nga lojrat të dy sportistëve grekë, kampionit olimpik në garën e vrapimit 200 metra për meshkuj, Kostas Kenteris, dhe fitueses së medaljes së argjentë në 100 metra për femra, Katerina Thanou, të cilët përbënin shpresat më të mëdha të Greqisë për medalje.

Kenteris dhe Thanu nuk u paraqitën për një kontroll për droga në fillim të javës, por u shtruan në spital pas një aksidenti me motoçikletë të enjtën në mbrëmje. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka planifiakur një seancë me pyetje përgjigje për të hënën për të vendosur nëse të përjashtojnë apo jo dy sportistët grekë nga lojrat olimpike.

XS
SM
MD
LG