Lidhje

Pisanu: Italia nuk do të trembet nga kërcënimet e fundit terroriste - 2004-08-15


Ministri i Brendshëm italian Giuseppe Pisanu tha se Italia nuk do të trembet nga kërcënimet e fundit terroriste dhe se qeveria ka besim në masat e reja për të forcuar sigurinë.

Zoti Pisanu u tha gazetarëve sot në Romë se autoritetet po u kushtojnë vëmendje serioze kërcënimeve, por shtoi se italianët kanë reaguar me qetësi dhe nuk do të ndryshojnë planet për pushimet verore dhe festën e fundit të muajit.

Një grup që pretendon se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida, i quajtur Brigadat Abu Hafs al-Masri, nxori një deklaratë në internet ku u bënte thirje luftëtarëve të tij të sulmonin objekte italiane. Kjo organizatë thotë se po shpall një luftë të përgjakshme që do të bëjë të dridhet toka nën këmbët e çdo italiani, siç thoshte deklarata.

Kërcënimet nuk janë verifikuar ende. Italia nuk ka pranuar të tërheqë trupat nga Iraku, pavarësisht nga kërcënimet e këtij grupi nëse Roma nuk tërhiqte trupat deri më 15 gusht.

XS
SM
MD
LG