Lidhje

Presidenti Bush shpalli riorganizmin më të madh të forcave amerikane në 50 vjetët e fundit - 2004-08-16


Presidenti tha se disa forca do të kthehen në atdhe, ndërkohë që disa të tjera do të dislokohen në zona të reja për t’iu përgjigjur kërcënimit të shekullit të 21, terrorizmit.

Zoti Bush tha se në kuadër të riorganizimit të ri, 60 deri 70 mijë ushtarë, të dislokuar nëpër botë, do të kthehen në tokën amerikane. Zoti Bush tha se ndryshimet do të sjellin kursimin e fondeve dhe do t’i bëjnë më elastike forcat amerikane për të përballuar kërcënimin e terrorizmit.

Ai shtoi se këto lëvizje do të prekin 100 mijë anëtarë familjesh dhe punonjës civilë. Tërheqjet pritet të bëhen nga Evropa dhe Azia, dy rajone ku Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një prezence ushtarake të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Presidenti Bush paraqiti planin e tij sot gjatë një fjalimi para veteranëve amerikanë të organizatës së luftërave të huaja në shtetin amerikan Ohio. Kandidati demokrat për president, John Kerry, do të flasë para të njejtit grup të mërkurën.

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, i cili po mbështet senatorin Kerry, kritikoi planin e presidentit Bush, duke thënë se tërheqjen e forcave do të dëmtojnë luftën kundër Al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG