Lidhje

SHBA: Çmimet e naftës arrijnë nivele të reja rekord - 2004-08-19


Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja rekord në Shtetet e Bashkuara, të nxitura nga rigjallërimi i dhunës në Irak dhe nga rritja globale e kërkesës për karburant.

Nafta e papërpunuar për shtatorin ka arritur çmimin rekord prej 48 dollarë e 20 cent për fuçi.

Analistët fajësojnë për rritjen e çmimeve shqetësimet se një kërkesë e madhe globale për naftë mund t’i kalojë sasitë e furnizimit. Kërkesa për naftë po rritet në Shtetet e Bashkuara, Kinë, dhe Indi në një kohë kur vendet eksportuese po prodhojnë pothuajse në kapacitetin maksimal.

Situata e shtrënguar e furnizimeve do të thotë se ka pak kapacitet rezervë për të zëvendësuar problemet e prodhimit në Irak, Rusi apo vende të tjera. Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara janë rritur më shumë se 10 dollarë për fuçi që nga fundi i qershorit.

XS
SM
MD
LG