Lidhje

SHBA planifikojnë riorganizimin më të madh të forcave ushtarake që prej Luftës së Koresë - 2004-08-20


Shtetet e Bashkuara po planifikojnë riorganizimin më gjithëpërfshirës, të forcave ushtarake që gjenden jashtë Amerikës, që prej Luftës së Koresë në vitin 1953. Në 16 gusht Presidenti Bush tha se në dhjetëvjeçarin e ardhshëm 60 deri në 70 mijë trupa ushtarake dhe rreth njëqind mijë pjestarë të familjeve ushtarake dhe punëtorë civilë, që tashmë janë të dislokuar jashtë vendit, do të rikthehen në Shtetet e Bashkuara.

Por ky rikthim i personelit në Shtetet e Bashkuara, nuk është i vetmi qëllim i qeverisë amerikane. Qëllimi tjetër është forcimi i aleancave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojne të kenë një kontigjent forcash në Europë dhe do të forcojnë trupat që kanë në Azi, në mënyrë që të përballojnë sfidat e mëparshme dhe ato të reja si për shembull terrorizmin ndërkombëtar. Ky plan për pakësimin e trupave në rajonet e Europës, Azisë dhe të Gjirit Persik do të ndihmojë në përmirësimin e mardhënieve të Shteteve të Bashkuara me shtetet ku ndodhen bazat dhe me popullatat lokale.

Më tepër se tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara filluan një rishikim të forcave ushtarake të dislokuara nëpër botë. Zyrtarët e administratës janë konsultuar me antarë të Kongresit amerikan si edhe me aleatët e miq të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Bush tha se plani për riorganizimin e trupave mer parasysh sfidat që nxjerrin rreziqet e sotme dhe kërcënimet e ardhshme.

“Gjatë dekadës së ardhshme ne do të dislokojmë një forcë më të lëvizshme dhe më elastike, gjë që do të thotë se do të kemi më shumë trupa të dislokuara në vend. Disa nga trupat do të dislokohen në zona të reja ku të jenë në gjendje t’u përgjigjen me shpejtësi kërcënimeve të papritura. Ky plan do të kursejë fonde ndërkohë që ne konsolidojmë dhe mbyllim bazat jashtë vendit të cilat nuk nevojiten më në përballjen e rreziqeve të kohës sonë dhe për mbrojtjen e paqes.”

“Bota ka ndryshuar jashtëzakonisht - tha Presidenti Bush, - dhe qëndrimi i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara duhet të ndryshojë me të, në mënyrë që të jemi më efikasë për të treguar fuqinë tonë dhe për të përhapur lirinë dhe paqen.”

//ze//

XS
SM
MD
LG