Lidhje

Irak: Xhamia e Imam Aliut vazhdon të jetë nën kontrollin e milicisë shiite - 2004-08-20


Në Irak, duket se milicia shiite vazhdon të ketë nën kontroll Xhaminë e Imam Aliut në qytetin Naxhaf, megjithë pohimet e mëparshme se ajo ua kishte dorëzuar faltoren autoriteteve fetare irakiane.

Faltorja është epiqendra e rebelimit dy javor nga milicia e klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër. Disa ndihmës të klerikut, si edhe gazetarë në vendin e ngjarjes, thonë e anëtarët e milicisë ndodhen brenda xhamisë, megjithëse sipas disa njoftimeve ata nuk janë më të armatosur.

Ndihmës të Moktada al-Sadrit thanë dje vonë se ata po përgatiteshin t’ua dorzonin faltoren autoriteteve të lidhur me Ajoatollahun e Madhe, Ali al-Sistani.

Po sipas disa njoftimeve të djeshme, luftëtarët besnikë të al-Sadrit e kishin dorëzuar xhaminë. Edhe Ministria e Brendshme tha dje se forcat policore kishin hyrë në faltore dhe se qindra anëtarë të milicisë ishin dorëzuar. //kk//

XS
SM
MD
LG