Lidhje

Pakistan: Operacion zbulimi për kapjen e një udhëheqësi libian të al-Kaidës - 2004-08-21


Njoftohet se zyrtarët pakistanezë të zbulimit kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për një udhëheqës libian të al-Kaidës, për të cilin ata mendojnë se mund të jetë kyç në përpjekjet për gjetjen e Osama bin Ladenit.

Ata u thanë mjeteve perëndimore të informimit se Abu Faraxh Farxhi është identifikuar nga operativë të kapur të al-Kaidës si personi që ka dhënë udhëzime për disa sulme, përfshirë dy përpjekjet për të vrarë Presidenti Pervez Musharraf.

Zyrtarët thonë se ai u ngrit në hierarkinë e komandës ndërkohë që anëtarë të lartë të al-Kaidës po vriteshin apo kapeshin. Ata shprehin mendimin se ai është në kontakt të drejtpërdrejtë me Osama bin Ladenin.

Policia pakistaneze ka shpërndarë fotografi të Abu Faraxh Farxhit dhe ka caktuar një shpërblim prej 350 mijë dollarësh për informacion që çon në kapjen e tij.

XS
SM
MD
LG