Lidhje

SHBA: Vota e të rinjve në zgjedhjet presidenciale - 2004-08-21


Ndërsa pritet që rezultati i zgjedhjeve të sivjetme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të jetë i ngushtë, sondazhet tregojnë se shumica e votuesve kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë. Por një grup që ndoshta nuk ka vendosur ende, janë të rinjtë, ata që votojnë pë herë të parë. Megjithatë, siç njofton korrespodnenti ynë, Jason Margolis, nga Sakramento e Kalifornisë, sfida më e madhe është që këta votues të regjistrohen dhe të marrin pjesë në votim.

Historikisht, ka qenë gjithmonë e vështirë të ngjallish në radhët e të rinjëve intersimin për votime.

”As që e çaj kokën për zgjedhjet”, thotë A.J. Reynold, i cili ka të njëjtin mendim si shumë të rinj të të tjerë, të paktën sipas statistikave. Në shtetin e Kalifornisë, vetëm një në pesë zgjedhës të rinj ka të ngjarë të votojë sivjet. Afër 63 për qind e tyre janë regjistruar sipas Institutit për Politikë Publike të Kalifornisë.

”Mendoj se fillimisht kishte shenja se në zgjedhjet e sivjetme do të kishte një pjesëmarrje rekord votuesish të rinj”.

John Cohen i këtij instituti thotë se, ndërkohë që të rinjtë gjithmonë kanë qenë më pak aktivë në politikë, argëtimi dhe kultura që lidhet me mjetet masive të informimit po i shtyjnë ata drejt politikës.

”Këto janë zgjedhjet e para ku partitë kryesore po bëjnë fushata përmes internetit dhe e shfrytëzojnë atë për bashkërendimin e veprimtarisë së tyre. Nga ana tjetër, të rinjtë sivjet mund të jenë më të ndjeshëm ndaj thirrjeve të figurave të njohura të artit dhe argëtimit për të marrë pjesë në votime si edhe ndaj filmave të xhiruar me qëllim për t’i nxiotur ata të votojnë, si për shembull dokumentari artistik i Michaal Moor-it ”Farenheit 9-11”.

Shumë analistë të politikës po i krahasojnë zgjedhjet e sivjetme me ato të vitit 1972, kur votues të rinj vërshuan në qendrat e votimit për shprehur mendimin e tyre për luftën e Vietnamit dhe shërbimin ushtarak me detyrim. Profesorja Barbara O’Conner në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Sacramento thotë se lufta në Irak mundn të ketë të njëjtin efekt.

”Mendoj se mund të shtojë shanset që të rinjtë të votojnë, pasi sigurisht janë tepër të shqetësuar se mund të dërgohen të shërbejnë në Irak, si dhe i gjithë debati mbi luftën, e këto kanë nisur të jenë tema të theksuara në mjediset universitare”.

Megjithatë, Prefesore O’Conner shton se ndërkohë që sejcili e ka krijuar mendimin e vet mbi luftën, historia e kohëve të fundit nuk ka qenë në favor të strategëve politikë që janë përpjekur të joshin zgjedhsit e rinj të votojnë për partinë e tyre. Në shkallë kombëtare, ka qenë e vështirë që ky kontigjent të bindet të marrë pjesë në votime.

”Do të ishte rezultat mjaft i mirë sikur 30 për qind e studentëve me të drejtë vote të paraqiten në qendrat e votimit. Ata nuk janë sa duhet të informuar në lidhje me temat e debatuara në fushatë, nuk mendojnë se vota e tyre mund të sjellë ndryshime, nuk u pëlqejnë politikanët dhe këto janë arësyet që japin ata për të mos votuar”.

Një tjetër problem i mundshëm është se në shtete si Kalifornia, vendimi se për kë do të votohet është marrë në masë të madhe dhe kalifornezët anojnë masivisht nga demokrati John Kerry. Ky fakt mund të forcojë edhe më tepër përshtypjen se vota individuale nuk sjell ndonjë ndryshim. Por në Universitetin Berkley të këtij shteti, grupe si ”Të Mobilizojmë Rininë Amerikane” po përpiqen të bindin të rinjtë që gjithësesi të angazhohen në votime. Ata u kutjojnë atyre se në zgjedhjet e nëntorit ngërthehen gjithashtu edhe çështje vendore, e po ashtu edhe ato të shtetit të Kalifornisë e çështje me rëndësi kombëtare. 24-vjeçari i diplomuar nga Universiteti Berkley, David Smith, është drejtues i këtij grupi.

”Ne besojmë me të vërtetë se cilado çështje, se cilido të jetë elementi më i rëndësishëm në jetën personale, ai ka të bëjë me politikën. Dhe prej këtu ne fillojmë bashkëbisedimin”.

Zoti Smith thotë se grupe të vogla veprimtarësh po shkojnë në mbarë vendin në përpjekje për t’i bindur të rinjtë të angazhohen në politikë. Tani, thotë ai, çështja më e rëndësishme për të rinjtë e Kalifornisë janë shkurtimet e mundshme të fondeve për shkollat dhe rritja e shpenzimeve për arsimim.

”Nëse çështja më e rëndësihem për ty është rritja e shpenzimeve për shkollim, personi me të cilin ke nevojë të flasësh dhe të fushatosh për të, është anëtari i asamblesë, senatori i shtetit tënd, pasi këta persona janë ata që marrin vendime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ty”.

Megjithëse përpjekjet për të bindur të rinjtë të regjistrohen për të votuar vazhdojnë, në Kaliforni kjo nuk ka patur shumë efekt. Sipas të dhënave më të fundit, përqindja e votuesve të regjistruar në këtë shtet gjatë katër viteve të kaluar ka mbetur në 69 përqind.

XS
SM
MD
LG