Lidhje

Irak: Shpërthime të fuqishme trondisin Naxhafin - 2004-08-21


Shpërthime të fuqishme tronditën të dielën në mëngjes qytetin irakian të Naxhafit, ndërkohë që anëtarët e milicisë shiite nuk pranuan të largohen nga Xhamia e Imam Aliut dhe t’i japin fund konfliktit prej disa javësh.

Sipas dëshmitarëve, kur u dëgjuan shpërthimet, avionë luftarakë amerikanë po fluturonin mbi qytet.

Sulmi i fundit u krye ndërkohë që bisedimet midis udhëheqësve fetarë shiitë dhe milicisë besnike të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër kishin ngecur. Ndihmës të Ayatollahut të Madh Ali al-Sistani thonë se luftëtarët duhet të largohen nga faltorja, të kyçin dyert e saj dhe t’i dorëzojnë çelsat në zyrën e ajatollahut.

Por përkrahësit e Moktada al-Sadrit thonë se para se luftëtarët të largohen nga faltorja, Ajatollah al-Sistani duhet të dërgojë një delegacion për të bërë inventarin e objekteve me vlerë të xhamisë në mënyrë që milicia të mos akuzohet për vjedhje. //kk//

XS
SM
MD
LG