Lidhje

Irani: plan për fillimin nga puna të një reaktori të ri bërthamor - 2004-08-22


Irani thotë se ka në plan vënien në përdorim të një reaktori të ri bërthamor që ka ngjallur polemika dhe që është shtyrë për një vit të tërë, pjesërisht ngaqë Teherani nuk ka përfunduar një marrëveshje me Rusinë lidhur me kthimin e lëndës djegëse të shpenzuar dhe kostos së tij.

Duke folur në Taheran, Drejtori i Programit të Energjisë Bërthamore të Iranit tha se centrali prej 1 mijë megavatësh i ndërtuar me ndihmën e rusëve në Iranin jugor, do të hapet në tetor të vitit 2006.

Shtetet e Bashkuara thonë se dyshojnë që Irani po ndërton fshehurazi armë bërthmaore dhe kërkojnë që çështja t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksione të mundshme. Irani këmbëngul se programi i tij bërthanor është për synime paqësore.// lk //

XS
SM
MD
LG