Lidhje

Kuba refuzon ndihmën humanitare amerikane - 2004-08-23


Kuba refuzoi ndihmat humanitare amerikane prej afro 50 mijë dollarësh për banorët e këtij ishulli që u prekën nga Uragani Çarli.

Në një deklaratë e Ministrisë së Jashtme kubane thuhej se Kuba nuk i pranoi ndihmat, duke e cilësuar ofertën si të vogël, poshtëruese dhe hipokrite. Deklarata shtonte se Shtetet e Bashkuara kishin shpërfillur me paturpësi dëmet e shkaktuara nga lufta ekonomike e disa administratave amerikane ndaj Kubës për më shumë se 4 dekada.

Kjo akuzë i referohej embargos 40 vjeçare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara kundër qeverisë komuniste të Fidel Kastros për të krijuar presion për reforma ekonomike dhe sociale.

Ndihmat për personat e prekur nga uragani, që u bënë të ditura ditën që stuhija goditi Kubën para se të prekte Floridën, ishin planifikuar të shpërndaheshin nga organizata jo-qeveritare në këtë ishull dhe jo nga qeveria kubane.// lk //

XS
SM
MD
LG