Lidhje

Reklamat tendencioze në garën presidenciale - 2004-08-24


Ndërsa vazhdojnë debatet lidhur me një reklamë televizive që e sulmon kandidatin demokrat për president John Kerry për shërbimin e tij në Vietnam, vetë presidenti Bush nuk e dënon reklamën në veçanti. Por, presidenti Bush po bën thirrje t’i jepet fund asaj, si dhe të gjitha reklamave në kuadër të fushatës, që pagohen nga grupe të pavarura.

"Ato që ai tregon dhe ç’ka ndodhur në realitet, janë të ndryshme si nata me ditën",- thote reklama.

Kjo reklamë ka ngjallur debate. Ajo e akuzon senatorin Kerry se ka gënjyer lidhur me shërbimin e tij në Vietnam. Presidenti Bush u tha dje gazetarëve në fermën e tij në Texas se kjo reklamë dhe të tjera të ngjashme me të, të financuara nga grupe, që nuk kanë lidhje direkte me njërin nga kandidatët duhet të ndalohen.

"Nuk mund të flas më qartë për këtë çështje...uroj dhe shpresoj që edhe rivali im bashkohet me mua, duke i dënuar këto aktivitete. Mendoj se ato janë të dëmshme për sistemin," - tha Presidenti Bush.

Reklamën kundër kandidatit Kerry e ka përgatitur grupi i quajtur Swift Boat Veterans for Truth. Ai siguron shumicën e fondeve nga një përkrahës i presidentit Bush, por fushata e presidentit mohon të ketë lidhje direkte me këtë grup. Organizatorët e fushatës së senatorit Kerry kanë paraqitur një ankesë ligjore kundër grupit, duke thënë se reklamat e tij janë të pasakta dhe se ato mbështeten në mënyrë të paligjshme nga fushata e presidentit Bush.// lk //

XS
SM
MD
LG