Lidhje

Anti semitizmi ngre krye përsëri - 2004-08-26


Më 22 gusht, njerëz të panjohur i vunë zjarrin një qendre për të moshuar hebrenjë në Paris. Ata lanë prapa kryqe të thyer nazistë dhe mesazhe të tilla si: “Hebrenjë largohuni nga ky vend”.

Zyrtarët francezë thanë se gjatë këtij viti në Francë kanë ndodhur rreth 160 sulme anti-semite kundër njerëzve apo pasurisë së tyre. Presidenti Zhak Shirak e dënoi sulmin dhe tha se qeveria e tij është e vendosur t’i kapë dhe t’i ndëshkohë autorrët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë vranë më shumë se 6 milionë hebrenjë evropianë. “Është e pabesueshme që 60 vjet pas holokaustit, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anana, anti-semitizmi po e ngre prësëri dortën. Por është e qartë, tha zoti Anan, se ne po dëshmojmë një rishfaqje alarmuese të këtij fenomeni në forma dhe manifestime të reja. Këtë radhë, theksoi kreu i OKB-së, bota nuk duhet dhe nuk mund të heshtë.”

Mes vendeve të tjera evropiane ku kanë ndodhur sulme kundër hebrenjëve janë Gjermania, Holanda, Britania dhe Belgjika. Atje është vënë re edhe një rritje e veprimtarisë neonaziste, përfshirë një marshim neonazist më 21 gusht në qytetin gjerman Vunsidell, në të cilin morën pjesë 3 mijë veta.

Nxitja e urrejtes kundër hebrenjëve është veprimtari e dukshme edhe në Lindjen e Mesme. Në maj, gazeta saudite “Ushtari Mysaliman” botoi një artikull plotë gënjeshtra vullgare rreth hebrenjëve në seksionin e saj “Njihuni me Armiqt Tuaj. Në artikull, hebrenjtë fajësohen për shumicën e revolucioneve, grushteve të shtetit dhe të luftrave në botë dhe citon si provë një trillim të diskredituar 100 vjeçar anti-semit i quajtur “Protokollet e të Parëve Zionistë”.

Më 10 gusht në Egjipt, një revistë fetare botoi një artikull që përmbante gënjeshtrën e turpshme se hebrenjtë vrasin myslimanë dhe të krishterë për të përdorur gjakun e tyre për rite fetare.

Një nga synimet më të shenjta të OKB-së, tha Sekretari i Përgjithshëm Anan, është nxitja e tolerancës: “Asnjë mysliman, asnjë hebre, i krishterë, hindu apo budist, asnjë person që u qendron besnik parimeve të çdonjërës prej feve botërore, asnjë person që përqafon një identit kulturor, kombëtar apo fetar të mbështetur në vlera të tilla si e vërteta, sinqeriteti dhe drejtësia, nuk mund të mbajë qendrim asnjanës në luftën kundër mungesës së tolerancës.”

Është e domosdoshme që anti-semitizmi të luftohet me fjalë dhe vepra, thotë Sekrertari amerikan i Shtetit Kolon Pauëll. Nixtja e tolerancës është qenësore për ndërtimin e një bote demokratike, të lulëzuar dhe paqesore.

XS
SM
MD
LG