Lidhje

Britani: arrestohet kleriku mysliman i akuzuar për terrorizëm - 2004-08-26


Autoritetet britanike arrestuan zyrtarisht klerikun mysliman radikal Abu Hamza al-Masri, të dyshuar për rolin e tij në autorizimin, përgatitjen, apo nxitjen e veprimeve terroriste.

Kleriku u mbahej në një burg britanik nën masa të rrepta sigurie që nga muaji maj, ndërkohë që gjykatat e Londrës po shqyrtojnë një kërkesë për ektradimin e tij.

Autoritet britanike thonë se urdhër-arresti i lëshuar sipas ligjeve kundër-terrorizmit të miratuara katër vjet më parë, pason një hetim të brendshëm, që nuk kishte lidhje me procedurat amerikane të përpjekjeve për ekstradimin e tij.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë al-Masrin se ka ndihmuar në marrjen e pengjeve në vitin 1998 në Yemen dhe për përpjekje për krijimin e një kampi terroristësh në shtetin e Oregonit.

Al-Masri humbi të dyja duart dhe një sy gjatë luftimeve me forcat sovjetike në Afganiatan. Më vonë, ai mori famë të keqe me predikimet e tij të papërmbajtura për fenë islamike, në xhaminë Finsbury të Londrës. // lk //

XS
SM
MD
LG