Lidhje

Shtypi italian paralajmëron sulme të mundshme nga ekstremistë të Bosnjës - 2004-08-27


Zëvendës-ministri i sigurimit të Bosnjes, Dragan Mekic, bëri të ditur se qeveria e tij po shqyrton seriozisht një njoftim të një gazete italiane ku thuhet se terroristë nga Bosnja po planifikojnë një sulm të fuqishëm në Vatikan.

Zyrtari boshnjak i tha Zërit të Amerikës se autoritetet e vendit të tij nuk kanë asnjë informacion të pavarur në lidhje me njoftimin.

Reagimi i zotit Mekic erdhi si përgjigje e një raporti të gazetës italiane Corriere della Sera sipas së cilës 10 terroristë nga Bosnjë-Hercegovina kishin kaluar kufirin për në Itali. Gazeta nuk i ka identifikuar burimet e saj, por bëri të ditur se plani ka të bëjë me një sulm në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë shërbimeve fetare.

Gazeta njoftoi se autoritetet po vëzhgojnë me kujdes kalimet kufitare mes Italisë dhe Sllovenisë pas këtyre njoftimeve.

XS
SM
MD
LG