Lidhje

Presidenti i Shqipërisë viziton Pakistanin dhe Afganistanin - 2004-08-27


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu u nis të premten për një vizitë në Pakistan dhe Afganistan. Presidenti Moisiu do të takohet me presidentin Pervez Mosharaf dhe kryeministrin Shujaat Hussain gjatë qëndrimit në Pakistan. Në Afganistan ai ka në plan të takohet me presidentin Hamid Karzai dhe paqeruajtësit shqiptarë në këtë vend.

Presidenti Moisiu shoqërohet në këtë vizitë nga kryetari i komisionit parlamenter për mbrojtjen Dashamir Shehi dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Pëllumb Qazimi.

XS
SM
MD
LG