Lidhje

Irak: Të paktën 11 të vrarë nga dhuna - 2004-08-29


Të paktën 11 persona mbetën dje të vrarë nga dhuna në Irak.

Në Bagdad, një sulm me mortaja la të vrarë 2 irakianë, kurse në lagjen Qyteti Sadër të kryeqytetit, luftëtarë besnikë të klerikut radikal Moktada al-Sadër u përleshën me forca amerikane.

Në veri të kryeqytetit, kryengritësit vranë 5 policë irakianë.

Në Falluxha, në sulmet ajrore amerikane kundër pozicioneve të ekstremistëve mbetën të vrarë tre persona. Dhe në qytetin verior të Mosulit, persona të armatosur vranë një akdemik të universitetit të qytetit.

Kurse në Naxhaf, klerikë të lartë shiitë dhe 5 ministra irakianë zhvilluan takime të veçanta me Ajatollahun e Madh, Ali al-Sistani, për diskutime rreth zhvillimeve të ditëve të fundit. Ndërkohë, banorët e qytetit filluan pastrimin e rrugëve nga mbeturinat prej luftimeve trijavore.

XS
SM
MD
LG