Lidhje

Ministri i jashtëm francez shkon në Lindjen e Mesme për të siguruar lirimin e dy gazetarëve - 2004-08-30


Presidenti francez Jacque Chirac dërgoi ministrin e jashtëm në Lindjen e Mesme në përpjekje për të siguruar lirimin e dy gazetarëve francezë që mbahen peng nga ekstremistë, të cilët kërkojnë që Franca të shfuqizojë ligjin, sipas të cilit ndalohet mbajtja e shamive të kokës nga vajzat myslimane, në shkollat e vendit.

Ministri i Jashtëm Michel Barnier mbërrin sot në Kajro, ku ai do të zhvillojë bisedime me zyrtarë mbi mënyrën sesi të sigurohet lirimi i dy gazetarëve.

Një koalicion udhëheqësish myslimanë francezë tha dje se qeveria franceze nuk duhet të hyjë në negociata me rrëmbyesit e pengjeve. Dhe Ministria e Brendshme franceze mbrojti ligjin për ndalimin e simboleve fetare, duke theksuar se në Francë kisha është e ndarë nga shteti.

Edhe presidenti palestinez, Jaser Arafat, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve.

Ndërkohë, dy shtetas turq që mbaheshin peng në Irak, janë liruar. Rrëmbyesit kishin kërcënuar se do t’i vrisnin ata nëse punëdhënësit e tyre turq nuk tërhiqeshin nga Iraku.

XS
SM
MD
LG