Lidhje

Ish Presidenti Millosheviç fillon mbrojtjen në Hagë - 2004-08-31


Ish Presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç filloi të martën në Hagë mbrojtjen e tij ndaj akuzave për krime lufte, duke e quajtur gjyqin si një shtrembërim të historisë.

Zoti Millosheviç tha se veprimet e tij ishin një përgjigje ndaj rebelimeve të grupeve të tjera etnike në Jugosllavi dhe ndaj kërcënimeve të jashtme prej vendeve të huaja, të cilat kërkonin të krijonin probleme në Ballkan. Ai përmendi veçanërisht NATO-n, shtetet islamike dhe vendet e Perëndimit.

Ai përsëri i kundërshtoi kompetencat e Gjykatës së Hagës, duke këmbëngulur se krijimi i këtij organi gjyqësor prej Kombeve të Bashkuara ishte jo-ligjor. Ai vazhdoi të luante rolin e avokatit për t’u vetëmbrojtur. Gjyqi ndaj tij vazhdimisht është shtyrë, për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore.

Zoti Millosheviç përballet me mbi 60 akuza për krime lufte dhe genocid për shkak të rolit të tij gjatë luftrave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

XS
SM
MD
LG