Lidhje

Çeni pranon zyrtarisht emrimin për një mandat të dytë - 2004-09-02


Ditën e tretë të Kuvendit Kombëtar Republikan në New York, Nënpresidenti Cheney, pranoi zyrtarisht emrimin e partisë për një mandat të dytë në detyrë.

Zoti Çeni vlerësoi lart veprimtarinë e Presidentit Bush si në politikën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme, duke thënë se shkurtimet e taksave i kanë dhënë shtytje ekonomisë dhe se lufta kundër terrorit nën drejtimin e presidentit ka përmirësuar sigurinë e Amerikës.

Ai kritikoi rivalin demokrat, John Kerry, duke thënë se senatori ndryshon qendrimin në çështje të rëndësishme, përfshirë arsimin, tragtinë dhe Irakun.

Fjalimi kryesor i ditës u mbajt nga senatori demokrat Zell Miller, i cili mbështet Presidentin Bush. Ai akuzoi Senatorin Kerry se ka votuar vazhdimisht kundër sistemeve kyç të armëve për forcat amerikane dhe tha se demokratëve u mungon aftësia për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë së Amerikës.

Ndërkohë, Presidenti Bush arriti të merkurën në Nju Jork ku siguroi mbështetjen e sindikatës së zjarrëfikësve të qytetit. Të enjten, ai do të pranojë zyrtarisht emrimin e Partisë Republikane për një mandat të dytë.

XS
SM
MD
LG