Lidhje

Presidenti Bush do të pranojë zyrtarisht emërimin për një mandat të dytë - 2004-09-02


Presidenti Bush do të pranojë zyrtarisht sonte emërimin e partisë së tij për një mandat të dytë kur të marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane që po mbahen në Nju Jork.

Presidenti do të mbajë një fjalim ku do të parashtrojë vizionin e tij për të ardhmen.

Pritet gjithashtu që ai të përmendë ato që ai i quan si arritje gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë. Burimet thonë se ai do të marrë në mbrojtje ndërhyrjen në Irak dhe përgjigjen e tij ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Fjalimi i tij do t’i japë fund kuvendit republikan. Kuvendi zhvillohet vetëm pak kilometra nga vendi ku ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë që u shkatëëruan nga sulmet terroriste.

Protesta gjatë kuvendit republikan

Policia e New York-ut ka arrestuar më shumë se 1,700 protestues gjatë kuvendit republikan, megjithëse demostratat nuk janë pasqyruar shumë në mediat. Protestat kanë qenë të gjera por nuk ka pasur shumë konfrontime me policinë ose pjesëmarrësit e kuvendit.

Policia tha se ka qenë e suksesshme për t’i mbajtur demostratat paqësore për shkak të planifikimeve të kujdesshme që filluan para 18 muajve. Por Kritikët thonë se policia i ka kontrolluar me forcë protestat duke bërë arrestime të pajustifikuara.

1,700 personat e ndaluar deri tani janë shumë më tepër se 589 njerëzit e arrestuar gjatë protestave të dhunshme të vitit 1968 në Kuvendin Kombëtar Republikan në Çikago. Vëzhguesit thonë se suksesi i qytetit në frenimin e turmave të mëdha dhe protestuesve do të rritë shanset për mbajtjen e Lojrave Olimpike në Nju Jork në vitin 2012.//ii

XS
SM
MD
LG