Lidhje

Ish-Presidenti Klinton do të operohet nga zemra javën e ardhshme - 2004-09-03


Senatorja Hillary Rodham Klinton thotë se bashkëshorti i saj, ish Presidenti Bill Clinton, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër javën tjetër.

Vetë ish-presidenti në një intervistë telefonike me televizionin CNN, tha dje në mbrëmje se ishte disi i frikësuar, por jo shumë. Ai shtoi se priste me padurim të bënte operacionin dhe pas tij t’i rikthehej jetës aktive.

58 vjeçari Klinton u shtrua dje në një spital të Nju Jorkut pasi ndjeu dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Zonja Klinton dhe e bija Çelsi ndodhen pranë ish-presidentit në spital.

Presidenti Bush i telefonoi zotit Klinton nga avioni presidencial Air Force One dhe tha se ai dhe zonja Bush i uronin atij shërim të shpejtë.

Kandidati demokrat për president, John Kerry, i cili vazhdon fushatën elektorale në shtetin Ohio, tha se po lutej për shërimin e shpejtë të ish presidentit. Zoti Klinton ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë për dy mandate, nga viti 1993 deri në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG