Lidhje

Rusi: Kriza e pengjeve përfundon me mbi 200 të vrarë - 2004-09-03


Presidenti rus, Vladimir Putin, mbylli kufijtë e rajonit rus të Osetisë Veriore pas krizës së pengjeve në qytetin Beslan, ku u vranë mbi 200 vetë, shumë prej tyre fëmijë shkolle, dhe u plagosën qindra të tjerë.

Presidenti Putin e bëri të njohur këtë masë gjatë një vizite të papritur që bëri sot në Beslan. Ai vizitoi edhe spitalin ku po mjekohen shumë nga rreth 700 të plagosurit.

Në Beslan arritën sot edhe dy avionë transporti me furnizime urgjente dhe personel mjekësor.

Autoritetet ruse po përpiqen të përcaktojnë se çfarë ndodhi në shkollën që u pushtua të merkurën nga një bandë ekstremistësh të armatosur, të cilët mbajtën peng rreth një mijë e 200 fëmijë dhe të rritur.

Qyteti Beslan u zhyt në kaos dje, kur trupat ruse sulmuan ndërtesën e shkollës. Autoritetet thonë se forca u përdor vetëm pasi rrëmbyesit aktivizuan lëndë plasëse brenda shkollës. Zyrtarë rusë thonë se 27 rrëmbyes u vranë, ekstremistë çeçenë dhe arabë.

XS
SM
MD
LG