Lidhje

Një pompë e re artificiale për pacientët me probleme të zemrës - 2004-09-03


Universiteti Uiskonsin këtë në Shtetet e Bashkuara ka shpikur një pompë të vogël për zemrën, e cila është quajtur edhe “ura për transplantim.” Pacientëve që kanë nevojë për transplantim zemre shpesh presin një kohë të gjatë derisa të gjendet për ta një zemër e përshtatshme. Kjo pompë e ndihmon zemrën e dobët të pacientit dhe gjithashtu i jep kohë atij deri sa të bëhet transplantimi.

Pompa ndihmon barkushen e majtë, dhomën kryesore pompuese që furnizon me gjak të gjitha pjesët e trupit. Disa pacientë e mbajnë këtë pompë gjatë gjithë jetës së tyre, për të përballuar sëmundje të rënda të zemrës, ose derisa për ta të gjendet një zemër.

Pompa punon me bateri dhe vendoset në pjesën e sipërme të barkut gjatë një operacioni. Ajo ndihmon zemrën gjatë procesit të pompimit, kur zemra është tepër e dobët. Një tub e çon gjakun prej barkushes së majtë në pompë, e cila pastaj e dërgon në arterie, duke ndihmuar kështu barkushen e dobët. Një tub tjetër që bashkëngjitet tek pompa nxirret jashtë murit të barkut dhe lidhet me baterinë dhe sistemin e kontrollit të pompës.

XS
SM
MD
LG