Lidhje

Putin: do të krijojmë një sistem më të efektshëm sigurie - 2004-09-04


Presidenti rus Vladimir Putin premtoi të “krijojë një sistem më të efektshëm sigurie” pas krizës së pengjeve të shkollës që la më shumë se 300 të vrarë.

Në një fjalim të transmetuar nëpërmjet televizionit në të gjithë vendin zoti Putin tha se Rusia kishte treguar një “dobësi” të papranueshme sepse “nuk e kishte kuptuar natyrën komplekse të rrezikut” që po përballonte vendi dhe bota nga terrorizmi.

Ai premtoi gjithashtu se do të forconte kontrollin në Kaukazin Verior, i cili përfshin rajonin problematik të Çeçenisë.

Autoritetet thonë se 322 njerëz u vranë kur trupat hynë në shkollë pas shpërthimeve brenda në palestrën e shkollës. Pothuajse gjysma e të vrarëve ishin fëmijë.

Mes të vdekurve janë 27 sulmuesit -- çeçenë dhe arabë. Më shumë se 700 të tjerë u plagosën. //az//

XS
SM
MD
LG