Lidhje

Putin: Kriza tragjike e pengjeve, pjesë e luftës së terroristëve ndaj Rusisë - 2004-09-05


Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se kriza tragjike e pengjeve e kësaj jave në një shkollë të Rusisë jugore ishte pjesë e një lufte në shkallë të gjerë nga ana e terroristëve ndërkombëtarë kundër vendit të tij. Presidenti Putin tha dje në një fjalim që u transmetua nga rrjetet televizive se vendi i tij duhet të përgjigjet duke krijuar një sistem më të efektshëm sigurie, për të përballuar kërcënime më komplekse.

Ai i bëri thirrje vendit të bashkohet kundër rrezikut të përbashkët të terrorizmit.

Autoritetet thonë se mbi 320 vetë u vranë të premten kur forcat ruse sulmuan ndërtesën e shkollës në Beslan, pas shpërthimeve në palestër. Afro 50 përqind e të vrarëve ishin fëmijë. Mes të vrarëve janë 27 sulmues çeçenë dhe arabë. Më shumë se 700 të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG