Lidhje

Ndeshja Shqipëri-Greqi shkakton incident me dhunë në Greqi - 2004-09-05


Përfundimi i ndeshjes së futbollit mes Kombëtares së Shqiperise dhe asaj të Greqisë është shoqëruar mbrëmë me një numër inicidentesh, në disa zona të Greqisë, kur emigrantë shqiptarë që punojnë në Greqi kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e kombëtares së tyre të futbollit.

Një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakiso pas përfundit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Greqi, njoftuan burimet zyrtare greke. Sipas këtyre burimeve, emigranti quhej Gramos Palushi dhe u qëllua me thikë gjatë një grindjeje të një grupi tifozësh grekë me një grup shqiptarësh.

Në Athinë, policia greke tha se një makinë me targa shqiptare dhe një autobus i një shoqërie shqiptare udhëtimesh u dëmtuan nga tifozë grekë të zemëruar për shkak të humbjes së ekipit të tyre kombëtar me ekipin shqiptar.

Sipas mediave greke, menjëherë pas ndeshjes së djeshme, disa qindra emigrantë shqiptarë kërkuan mbrëmë të mblidhen në sheshin Omonia të Athinës, për të festuar fitoren. Sipas po këtyre burimeve, policia greke ndërhyri për shpërndarjen e tyre.

Pas incidenteve që u njoftuan edhe në disa qytete të tjera greke, Ministri shqiptar i Rendit Igli Toska bisedoi me homologun e tij grek, të cilit i shprehu shqetesimin për këto ngjarje. Gjendja nuk duhet te marre permasa emocionale tha zoti Toska dhe shtoi se kjo gjendje nuk duhet te jete me pasoja të mëvoneshme për emigrantët shqiptare në Greqi.// lk //

XS
SM
MD
LG