Lidhje

Të hënën, Klintoni i nështrohet ndërhyrjes kirurgjike në zemër - 2004-09-06


Lajmet bëjnë të ditur se ish Presidenti Bill Klinton do t’i nënshtrohet të hënën një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër, pasi analizat treguan se ai ka të paktën tri arterie koronare të bllokuara.

Zoti Klinton u shtrua në një spital të New Yorkut, pasi ndjeu dhembje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ish-presidenti 58-vjeçar pritet të shërohet plotësisht, por operacioni mund ta detyrojë atë ta kufizojë ndjeshëm fushatën për kandidatin demokrat për president, John Kerry.

Operacioni bypass është i domosdoshëm kur një apo më shumë arterie që sigurojnë vërshimin e gjakut dhe të oksigjenit në zemër janë të bllokuara dhe nuk mund të hapen me anë të procedurave më të lehta.

Gjatë operacionit, kirurgët krijojnë një rrugë anësore për vërshimin e gjakut në muskulin e zemrës, duke ndaluar dhembjen në gjoks dhe parandaluar infarktin në zemër.

XS
SM
MD
LG