Lidhje

Irak: hidhen poshtë njoftimet për arrestimin e al-Dourit - 2004-09-06


Ministri irakian i Mbrojtjes, Hazem Shalan, hodhi poshtë si të pabaza njoftimet se forcat irakiane kanë kapur një nga anëtarët më të kërkuar të ish regjimit diktatorial të Sadam Huseinit.

Zoti Shalan tha dje gjatë një interviste se ministria e mbrojtjes nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e Izet Ibrahim al-Dourit.

Ky koment u bë dje, pasi një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë thanë se ish zëvendësi i Sadam Huseinit ishte kapur në Tikrit.

Edhe zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se nuk kishin informacion për kapjen e zotit Douri.

Autoritetet irakiane thanë se kanë marrë mostra gjaku nga një person i kapur për të konfirmuar identitetin e tij.

Ndërkohë, ministri irakian i shtetit tha se gjyqi i Sadam Huseinit dhe i ndihmësve të tij kryesorë do të fillojë gjatë javëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG